Java e punës ka filluar dhe ju keni 101 gjëra për të bërë. Megjithatë, mos u shqetësoni sepse të martën do të flini mirë.

Britanikët kanë treguar se gjumi më i mirë bëhet ditën e martë. Analiza e të dhënave të rrahjeve të zemrës të mbledhura nga 5 mijë burra dhe gra tregoi se gjumi natën e së martës nuk  zgjat më shumë, por është më produktiv.

Nuk është tërësisht e qartë arsyeja, por është e mundur të ndjejmë se ne mund të jemi më të qetë pas ditës së parë të punës.

Përveç kësaj, gjumi, natën e së martës ka më pak të  ngjarë që të ndërpritet nga alkooli, ushqimi i pasur apo teprimeve të tjera që janë më të zakonshme në fundin e javës.

Një një nga studimet më të mëdha të këtij lloji, vullnetarët kanë ofruar informata për kohën e gjumit dhe kanë theksuar regjimin e tyre.

Siç pritej nga studiuesit, burrat dhe gratë flinin më gjatë në fundjave, deri një orë e gjysmë më shumë, të premten dhe të shtunën.

Megjithatë, ky lloj gjumi i zgjatur është i cilësisë më të ulët, duke lënë pasoja në imunitetin e trupit dhe dhimbjeve të kokës.

Gjithashtu, ky lloj gjumi karakterizohet nga një rënie e presionit të gjakut dhe prodhimit të hormoneve të stresit, duke ndryshuar edhe ritmin e zemrës.

Sipas Studimit, gjumi i të shtunës renditet me 48% gjumë të qetë,  të shtunën me 48.7% dhe të martën me 55.1%.

Simon Shepard, Doktor i “Optima-life” dhe distributor në Mbretërinë e Bashkuar, duke parë të dhënat dhe duke analizuar të rrahurat e zemrës ka thënë

“Ka një dallim të madh mes pushimit në gjumë dhe stresit gjatë gjumit. Gjatë fundjavës trupi gjendet në një situatë më të lodhur, ndaj edhe gjumi rezulton më pak i rehatshëm, duke sjellë edhe rëndime fiziologjike”

.

Ai shtoi se gjumi i grave mund të jetë më pak i rehatshëm për shkak të angazhimeve familjare dhe problemeve nga cikli hormonal.

Gjithashtu, të dhëna të mëparshme nga “Universiteti i Kembrixh”, tregoi se  gratë shpenzojnë kohë më gjatë në shtrat sesa burrat, por flenë më pak./

tvklan