Të dielën e ardhshme mbahet në Durrës Asambleja e Partisë Socialiste. Asambleja i nis punimet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama për të vijuar me paraqitjen e raportit nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, “Mbi zbatimin e detyrave të Asamblesë për rienergjizimin e partisë dhe anëtarësimet e reja”.

Axhenda parashikon miratimin Projekt Udhëzimeve “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”dhe ai mbi kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të partisë, bashkëkryetarët e degëve të PS dhe të organizatave socialiste.

Zgjedhjet në strukturat socialiste do të zgjasin deri më 15 Prill, ndërsa Kongresi i PS-së parashikohet të mblidhet në Qershor të këtij viti.

Tv Klan