Kylian Mbappe e ka nisur shumë mirë këtë sezon në Paris, mirëpo trajneri i Manchester City, Pep Guardiola mendon se nuk mund t’i afrohet asaj që Leo Messi ka bërë në të njëjtën moshë.

Guardiola ishte një nga “viktimat” e Mbappe sezonin e kaluar në Champion League, kur francezi me skuadrën e Monaco-s arriti ta mposhte duke kaluar kskuadrën e tij në fazën çerekfinale.

“Mbappe është “top player,” ai do të bëhet një lojtar i jashtëzakonshëm, jam i sigurtë për këtë. Por të bëjë atë që ka bërë Messi para 10 ose 12 vitesh ose Cristiano Ronaldo për shembull, duhet të presim”,

tha Guardiola.

18-vjeçari francez, Mbappe ka shënuar në debutimin me PSG dhe ka vazhduar duke shënuar kundër Celtic për ndeshjen e vlefshme për Champions League, por kjo sipas Pep Guardiolës nuk të siguron se do të ketë sukses në të ardhmen.

“Askush nuk mund të ulet në të njejtën tavolinë i barabartë si Messi”,

përfundoi Guardiola.

Mbappe ka qenë deçiziv për Monaco-n sezonin e kaluar ku shënoi 26 gola në 44 ndeshje dhe arriti të mundte PSG-në duke i dhënë skuadrës së tij titullin e “League 1.”/tvklan.al