Sulmet e fundit terroriste në aeroportin e Stambollit në Turqi, nuk kanë ndikuar në prenotimet e pushuesve në drejtim të pikave turistike turke.

Agjencitë e udhëtimit në vend thonë se procesi ka vijuar normalisht dhe për momentin nuk ka patur asnjë anullim prenotimesh.

Asaj që i friksohen janë rënia e rezervimeve në të ardhmen.

Sipas operatorëve turistikë, aktualisht, fluksi drejt Turqisë është i njëjtë me atë të vitit të kaluar.

Pas Greqisë, Turqia është vendi që shqiptarët zgjedhin më shumë për të kaluar pushimet verore.

Tv Klan