Kalimi i Armando Brojës tek Fulham nuk rezultoi ashtu siç pritej. Sulmuesi shqiptar ka dështuar për të fituar një fanellë titullari te kjo skuadër, ku edhe aktivizimet kanë qenë me pikatore.

Vetëm tre takime të luajtura si zëvendësues për një total prej 41 minutash nuk kanë bindur Fulham për të bërë ofertën e blerjes së kartonit të 22-vjeçar. Por në të tilla kushte nuk do të shmangte pagimin e 5 milionë eurove në arkat e Chelsea.

Në kontratën mes palëve, specifikohet qartë që Broja duhet të zgjidhet si titullarë në 10 ndeshje të kampionatit që Fulham të mos kishte detyrime ndaj “Bluve të Londrës”. Skenar për të cilin tek bardhezinjtë janë gati për ta zbatuar, pasi edhe rezultatet po flasin në favor të tyre.

Huazimi tek Fulham shihej si trampolinë jo vetëm për cilësitë e Brojës, por edhe nga Chelsea për rritjen e kartonit të sulmuesit, por që për momentin nuk ka rezultuar aspak e tillë. Për kartonin e Brojës, Chelsea kërkon të paktën 50 milionë euro, shifër që pak nga pak po zbret për shkak të mungesës së shqiptarit në fushën e lojës.

Klan News