Qëndrimi në hapësirë shkakton ndryshime në ADN-në e njerëzve. Ky është rezultati i një studimi, që po kryejnë shkencëtarët e NASA-s tek disa astronautë, për të parë ndryshimet që pëson trupi i njeriut gjatë qëndrimit në ambiente jashtë tokës.

Analizat iu bënë atronautit Skot Kelly, i cili ka qëndruar më gjatë nga të gjithë astronautët e tjerë në hapësirë, për 340 ditë gjatë periudhës 2015-2016. Analizat konstatuan se segente të ndryshme të kromozomeve të tij kishin ndryshime nga ato të vëllait binjak Mark Kelly, edhe ai astronaut.

Ndër të tjera rezulton se ai është kthyer nga hapsira rreth 5 cm më i gjatë se vëllai binjak që ka qëndruar në atë periudhë në Tokë. Sipas specialistëve të NASA-s, i ashtuquajturi hormon i rritjes u prodhua në një nivel më të lartë gjatë qëndrimit në hapësirë. Gjithsesi analizat tregojë se vetëm 7 % e ADN-së së Kellyt kishte ndryshuar, ndërsa 93% mbeti e pandryshueshme. Por po studiohet ende se çfarë ndikimi ka pasur qëndrimi në hapësirë tek sistemi i tij imunitar, forma e kockave, etj.

Tv Klan