Gazetari Jetmir Olldashi është duke dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për audio-përgjimin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Gazetari Olldashi është personi që ka realizuar audio-përgjimin dhe intervistën me Albert Veliun (Dëshmitari X).

Vet gazetari pranoi dy ditë më parë se mbante autorësinë për përgjimet ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm dhe materialin ia dha Partisë Demokratike për ta denoncuar.

Më herët në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dëshmuan edhe përfaqësuesit e PD-së, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazment Bardhi, të cilët denoncuan dhe publikuan audiopërgjimin.

/tvklan.al