Këngëtarja mjaft e dashur nga publiku, Aurela Gaçe përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram ndau me fansat një lajm, që shumë pak e dinin rreth shtatzënisë së saj të dytë.  

Aurela tregoi se gjatë kohës që priste vajzën e dytë, “karantina” e saj zgjati 6 muaj e gjysmë sepse i duhet të qëndronte në shtrat në mënyrë absolute.

Mbas në kohë. Nuk kam publikuar asnjëherë foto nga “ditët e karantinës time”, që zgjati 6 muaj e gjysëm, gjatë kohës që prisja vajzën e dytë.
Fotoja e parë është gjatë kohës kur numëroja javët e fundit, teksa mundoheshim me mjekët që të arrinim të preknim muajin e 9. Periudha me vigona nëpër duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund të qëndroja, por periudha përpara ishte gjithashtu shumë e vështirë. Mjekët më dhanë urdhër të qëndroja në shtrat në mënyrë absolute, qysh kur zbuluam shtatzëninë. Mendojeni pak, jo 1 ditë, jo një javë, jo një muaj. Nuk dihej sa mund të vazhdonte rreziku, kështu që isha e detyruar për shëndetin e jetën e asaj krijese që po rritej brenda meje”.

Dhimbja ishte edhe më e madhe për këngëtaren, pasi nuk mund të kalonte dot kohë me vajzën e saj 4-vjeçare, Grace.

View this post on Instagram

Mbasnekohe#Nuk kam publikuar asnjehere foto nga “ditet e karantines time ” qe zgjati 6muaj e gjysem ,gjate kohes qe prisja vajzen e dyte. Fotoja e pare eshte gjate kohes kur numeroja javet e fundit ,teksa mundoheshim me mjeket qe te arrinim te preknim muajin e 9 . Periudha me vigona neper duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund te qendroja….por ,periudha perpara ishte gjithashtu shume e veshtire. Mjeket me dhane urdher te qendroja ne shtrat ne menyre absolute qysh kur zbuluam shtatezanine . Mendojeni pak, jo 1 dite, jo nje jave, jo nje muaj. Nuk dihej sa mund te vazhdonte rreziku, keshtu qe isha e detyruar per shendetin e jeten e asaj krijese qe po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte te flinte me mua ,ta merrja ne krahe,te luanim sic ishim mesuar te benim cdo dite. Une sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami te ngre ne krahe, ose pa dashje ti mund te godasesh barkun nese fle me mamin, atehere do lendojme motren ose vellane “-i thosha” . Ajo mundohej te kuptonte, packa se ishte vetem 4 vjeç. Me puthte ,mua edhe barkun ,aty ku packa se nuk e shikonte, e dinte se po vinte nje jetè e re. Ishte periudhe shume e veshtire per te gjithe ne. Ne foton e dyte, ishte momenti qe do te shkonte me gjyshen e saj ne plazh ne javet e verës, e une s’mundesha te isha me te as per ta percjelle tek dera, e as ta puthja e ta perqafoja per jave te tera….nderkohe qe mami im ishte ne sherbimin tim gjithe kohes. Gjate kohes se rrezikut, arrita vetem per 2 muaj e pak qe te ngrihesha e te kisha aktivitet, pastaj sic e shikoni ne spital. Ne ate kohe, as nuk postoja gje, as i tregoja keto. A merzitesha? A qaja? Sigurisht qe po, por arsyeja pse po e kaloja kete “karantinim” ishte vetem e vetem per jeten e re qe po vinte ne familjen tone. Ju sot, mund te luani brenda shtepise, te gatuani, kerceni etj etj, por ka gra, te cilat s’kane mundur edhe per 9 muaj te bejne asgjeeee nga keto, ne emër te “JETËS” . E nderkohe qe ju vazhdoni ti perqafoni femijet, une e gjithe grupi im, as nuk mundemi t’u afrohemi femijeve tane, akoma edhe 10 dite,pasi jemi veteizoluar per shkak se kemi qene ne udhetim.😭 Prandaj, durim o miq, ne emer te “JETËS” !

A post shared by veten dua gjallë (@aurelagaceofficial) on

Vajza e madhe, Grace, donte të flinte me mua, ta merrja në krahë, të luanim siç ishim mësuar të bënim çdo ditë. Unë sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami të ngre në krahë, ose pa dashje ti mund të godasësh barkun nëse fle me mamin, atëherë do lëndojmë motrën ose vëllanë, i thosha. Ajo mundohej të kuptonte, paçka se ishte vetëm 4 vjeç. Më puthte mua edhe barkun, aty ku paçka se nuk e shikonte, e dinte se po vinte një jetë e re. Ishte periudhë shumë e vështirë për të gjithë ne. Në foton e dytë, ishte momenti që do të shkonte me gjyshen e saj në plazh në javët e verës, e unë s’mundesha të isha me të, as për ta përcjellë tek dera, e as ta puthja e ta përqafoja për javë të tëra, ndërkohë që mami im ishte në shërbimin tim gjithë kohës. Gjatë kohës së rrezikut, arrita vetëm për 2 muaj e pak. që të ngrihesha e të kisha aktivitet, pastaj siç e shikoni në spital. Në atë kohë, as nuk postoja gjë, as i tregoja këto. A merzitesha? A qaja? Sigurisht që po, por arsyeja pse po e kaloja këtë “karantinim” ishte vetëm e vetëm për jetën e re që po vinte në familjen tonë”. /tvklan.al