Të pavaksinuarit në Austri do të ndëshkohen rëndë. Qeveria austriake do të vendosë gjoba deri në 3,600 euro për personat që nuk janë të vaksinuar. Sipas këtij plani masat do të hyjnë në fuqi në muajin shkurt.

Ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mueckstein tha se përjashtim do të bëjnë gratë shtatzëna megjithëse ai theksoi se vaksina rekomandohet edhe për to.

Po ashtu edhe për ata  që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore dhe ata që janë shëruar së fundmi nga COVID-19 .

Mückstein tha se ai kishte qenë prej kohësh kundër vaksinimit  të detyrueshëm, por se ngjarjet e fundit i kishin ndryshuar mendjen.

Autoritetet do t’u shkruajnë njerëzve të pavaksinuar çdo tre muaj duke u kujtuar atyre që të vaksinohen. Nëse ata vazhdojnë të mos respektojnë vendimin, gjobat mund të vendosen çdo tre muaj.

Klan News