Autobuzi me sloganin “Unë mbroj fëmijët” u ndal në Lushnjë. Me Bashkinë e këtij qyteti Ministria e Mirëqenies Sociale nisi bashkëpunimin për ngritjen e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, e cila do të jetë përgjegjëse për ndjekjen e çdo rasti abuzimi, dhune apo rreziku.

Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale:

 ‘’Për të minimizuar në maksimum rastet e dhunës dhe abuzimit me fëmijë,  ne po bëjmë ligjin e ri të mbrojtjes së fëmijëve, që do ta propozojmë në datën 1 qershor . Ligji do të detyrojë të gjitha Bashkitë në vend, të ngrenë Njesitë e Mbrojtjes së Fëmijëve, që do jenë të shtrira në të gjithë vendin.

Në Lushnjë gjithashtu Ministri i Mirqënies Sociale, Blendi Klosi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës së re të Zhvillimit, që do të ndihmojë fëmijët me nevoja të veçanta. Klosi deklaroi se qendra të tilla do të ngrihen në të gjithë territorin e vendit.

Tv Klan