Ky është momenti kur avioni i vogël me katër turistë në bord përfundoi mbi një qendër tregtare, duke i marrë jetën pesë personave.

Katër amerikanë dhe një pilot australian humbën tragjikisht jetën, pasi avioni i tyre u përplas në një qendër tregtare në Melbourne të Australisë.

Udhëtimi çarter shfaqi një ‘defekt katastrofik në motor’, shumë pak kohë pasi ishte ngritur në ajër nga aeroporti i vogël i Essendon.

Pavarsisht dëmeve të shumta, asnjë person nuk mbeti i vrarë apo i lënduar në terren.

Kryeministri i Victorias, Daniel Andrews tha se ky ishte aksidenti më i rëndë i Aviacionit Civil në këtë shtet, përgjatë 30 viteve të fundit.

Sot është një ditë e dëshpëruar

”, tha ai.

Aktualisht, Zyra australiane për Sigurinë e Transportit ka nisur hetimet për të zbuluar sesi Beechcraft B200 King Air u rrëzua pak pas orës 09:00 me orën lokale, duke i marrë jetën pesë personave./tvklan.al