ban ki moonSekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, ka shfaqur shqetësimin e tij për vijimin e ngërçit politik në Kosovë. Ai ka kërkuar nga liderët në Prishtinë që të shtojnë përpjekjet për zgjidhjen e kësaj situate.

Veçanërisht, jam i dëshpëruar për shkak të ngërçit të stërzgjatur politik në Prishtinë dhe pasojave të mundshme negative për përparimet e deritashme dhe forcimin e institucioneve dhe dhe proceseve në Kosovë – ka deklaruar Ban Ki Moon në raportin më të ri për gjendjen në shtetin më të ri të Europës.

Ky raport 3-mujor i rradhës pritet të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB në mbledhjen e tij të 13 nëntor.

Një ditë më parë, liderët e bllokut LDK-AAK-Nisma-Vetëvendosje për t’i hapur rrugën konstituimit të parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit, hoqën dorë nga pretendimi për ta emëruar ata kreun e këtij institucioni.

Tv Klan