banoret 5

Banorë të Orikumit dhe Radhimës bllokuan për disa minuta  rrugën nacionale Vlorë – Sarandë. Ata kundërshtojnë  kthimin e bazës së Pashalimanit në një qendër skrapi për anijet dhe shfrytëzimin e gjirit të Vlorës për ndërtimin e  rezervuarëve të peshkut.

Protestes së banorëve në Radhime iu bashkuan dhe deputetë të  Partisë Demokratike.

Banorët thanë se këto dy projekte janë në dëm të turizmit dhe zhvillimit të zonës.

Tv Klan