Kompania e kriptomonedhave shfaq interes, nuk bind me ofertën

Barcelona ka refuzuar dy oferta tepër të majme për të qenë sponsori kryesor në fanellën e sezonit të ardhshëm 2022-2023. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, klubi katalanas ka hedhur poshtë ofertat nga një kompani kriptomonedhash dhe nga një kompani indiane e dedikuar për mësimin online.

Kompania e kriptomonedhës është një nga tre më të mëdhatë në sektorin e saj dhe ofrojë deri në 70 milionë euro plus 20% bonuse në varësi të performancës së ekipit të futbollit të meshkujve. Madje, oferta i kaloi të gjitha kontrollet e brendshme të klubit, përfshirë atë të departamentit të ‘përputhshmërisë’.

Kështu, për momentin nuk ka asnjë negociatë afër mbylljes për të qenë zëvendësimi i sponsorit aktual nga 30 Qershori 2022, i cili këtë sezon po paguan 30 milionë Euro.

Një pjesë e drejtuesve të klubit të Barçës është e interesuar për një fond investimi në pronësi të qeverisë saudite që kontribuon me 100 milionë Euro në vit për sponsorizim.

Që nga nëntori 2021, klubi i Barçës ka 29 sponsorë, njëmbëdhjetë më pak se në prill 2019, kur u arrit rekordi historik prej 40 kompanive.

Klan News