Barcelona luajti tenis ndaj Getafe sot në “Camp Nou”, duke mundur me rezultatin 6 – 0. Gola të shumtë edhe pse Lionel Messi, pati luksin të gabojë edhe në goditjen e një penalltie.

Pjesa tjetër e takimit të javës së 29 të La Liga ishte një spektakël. Argjentinasi e justifikoi me paraqitjen e tij duke shënuar gol dhe dhënë tre pasime për shokët e ekipit.

Me këtë sukses shkojnë në 12 fitoret radhazi në kampionat për Barcelona.

Atletico Madrid ruajti edhe për këtë javë të pandryshuar diferencën me skuadran kryesore që synon titullin. Fitorja 3 – 0 me Depotivo La Coruna e mban 8 pikë largësinë mes të dy ekipeve.

Real Madrid do të luajë të dielën në fushën e Las Palmas.

Tv Klan