Kryetari i opozitës Lulzim Basha mblodhi  në një takim krerët e degëve në rrethe me të cilët diskutoi për përgatitjen e protestës së 7 majit  në Kavajë.

Basha ka kërkuar nga strukturat angazhim maksimal, ndërkohë që një grup deputetësh prej disa ditësh janë zhvendosur në Kavajë.

Pjesë e takimit ka qenë edhe mbajtja e një tjetër proteste në Tiranë, si dhe përshkallëzimi I tyre në rrethe, duke mos përjashtuar edhe bllokimin e akseve rrugore.

Tv Klan