Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha komentoi nga Berati për përplasjet e fundit mes militantëve të PS e LSI. Kreu i Partisë Demokratike dënoi dhunën e ushtruar dhe tha se pushteti nuk merret me dhunë, por vetëm me vota.

“Duke dënuar dhunën e shpërthyer me PS dhe LSI dhe duke i uruar shërim të shpejtë të plagosurve dua të them se pushteti nuk merret me dhunë, por me vota, dhe vota e qytetarëve do iu ndëshkojë”.

Basha tha se Partia Demokratike ka një plan ekonomik që mbështetet nga Amerika dhe është e certifikuar nga gjermanët për taksa të ulëta dhe rritje të punësimit.

“Me planin tim ekonomik dhe taksa të ulëta do kemi ekonomi të fortë dhe vende pune për shqiptarët. për Ramën është i rëndësishëm vetëm timoni. Nga ana tjetër ne kemi planin ekonomik të certifikuar nga gjermanët që mbështet ekonominë dhe stazhe punë për të rinjtë” .

Banorëve  të Lushnjes, Basha u  tha se kryeministri i ri i vendit do të ndezë timonin e ekonomisë, ndërsa kreut të socialistëve qytetarët të dielën do i japin një timon fëmijësh.

“Sot bredh anembanë Shqipërisë pa paln, por me dëshirën për të mbajtur timonin . Shqiptarët do i japin të dielën një timon fëmijësh….”

Banorëve të Gjirokastrës në mitingun përmbyllës elektoral Lulzim Basha, teksa i shpjegoi ndryshimin mes tij dhe kryeministrit Rama i kujtoi se vota e 25 qershorit është për një ekonomi më të fortë.

 

“Ai do timonin për vete, ndërsa unë do rregulloj motorin që është ekonomi e fortë pa të cilën nuk ka të nesërme të sigurt. Në 25 qershor nuk do votojmë për Reformën në Drejtësi, por për një ekonomi më të fortë”.

Shqiptarët i ftoi që në 25 qershor të ndëshkojnë me votë të vetmin përgjegjës për kanabizimin e vendit, inkriminimin e politikës dhe rrënimin e ekonomisë.

 “

Mbylleni njëherë e mirë derën e republikës  se politikanëve të korruptuar dhe hapni derën e taksave të ulëta që do i japin oksigjen ekonomisë. Të gjithë e dimë se Rama e bëri luftën e drogës për sy e faqe në Lazarat dhe e shndërroi Shqipërinë në hambar droge. Vota për nr 6 është votë për nr tuaj. Vota për këdo tjetër është vota për ata që sollën Shqipërinë në këtë gjendje me krim, korrupsion me emigracion masiv me paga të ulëta”.

Planin e tij ekonomik për uljen e taksave, kreditimin e ekonomisë, hapjen e vendeve të reja të punës, investime në shëndetësi, arsim e bujqësi Basha i ndau edhe me banorë të Përmetit, Delvinës, e Sarandës.

 Tv Klan