Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë, Michael Linhart.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se ka ndarë më Linhart prioritet e PD, për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ndarjen e politikës nga elementët kriminal.

Kryedemokrati tha se këta faktorë kanë ndikuar në vonimin e integrimit të Shqipërisë në BE. Kreu i selisë blu thekson se PD do të punojë për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së, si dhe për të garantuar një të ardhme më të mirë për qytetarët shqiptarë./tvklan.al