Basha-BrukselGjatë samitit të Partisë Popullore, lideri i opozitës Lulzim Basha është takuar me Presidentin e zgjedhur të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe me liderë të tjerë të djathtë.

Sipas Bashës, rrëshqitja e qeverisë shqiptare nga standardet demokratike është një alarm i madh edhe për Komisionin e ri Europian dhe angazhimi i ekzekutivit europian, por edhe Parlamentit do të jetë i domosdoshëm për t’i dhënë fund zhbërjes së standardeve demokratike në Shqipëri.

Lulzim Basha – Kryetar i Partisë Demokratike: “Mendoj se, si me Presidentin Juncker ashtu edhe me krerët e disa qeverive dhe partive simotra në këtë samit, fokusi tek Shqipëria dhe tek Europa Juglindore nuk do të mungojë. Është e qartë se rrëshqitja nga standardet demokratike është një alarm i madh edhe për Komisionin e ri Europian, dhe në këtë kuadër mendoj se angazhimi i Komisionit të ri, i Komisionerit Hahn, i Kryekomisionerit, Presidentit Juncker, i Parlamentit Europian dhe përfaqësueve të Partisë Popullore Europiane, në të gjitha këto struktura, do të jetë i domosdoshëm dhe frytdhënës për t’i dhënë fund praktikës së zhbërjes së standardeve demokratike në Shqipëri, si një parakusht për të garantuar ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e integrimit Europian”.

Samiti i Partisë Popullore në Bruksel është samiti i parë që zhvillohet pas votëbesimit që i dha Parlamenti Europian ekipit të Jean-Claude Juncker.

Ky samit mbledhe në gjirin e tij liderët e djathtë, që vazhdojnë të kenë ndikimin më të madh në gjirin e BE-së.

Pas këtij samiti si zakonisht, u zhvillua dhe samiti i 28 liderëve të Bashkimit Europian, që pati në fokus, rrezikun e deflacionit në zonën Euro, objektivat për ndryshimet klimaterike dhe masat për epideminë e Ebolas.

Tv Klan