Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me vrasjen e efektivit të FNSH-së, Ardian Kodra, gjatë operacionit për neutralizimin e një të sëmuri mendor që qëllonte me automatik në Torovicë të Lezhës.

Në një deklaratë për mediat kreu i PD-së thekson se partia që ai drejton mbështet policët e ndershëm në përpjekjet e tyre për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve

Deklarata e Lulzim Bashës

Tronditëse vrasja e efektivit të FNSH-së Ardian Kodra në krye të detyrës. 

Shpreh ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e Ardianit dhe për kolegët e tij si dhe vlerësimin më të madh për punën heroike, për këtë sakrificë sublime si sot, në përpjekje për të ndalur një kriminel që terrorizonte Torovicën duke qëlluar me armë.

Burrat dhe gratë e ndershëm në uniformë kanë gjithmonë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike dhe në veçanti në përpjekjet e tyre për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve./tvklan.al