Bardhi: Të bashkuar, ne fitojmë zgjedhjet e ardhshme në të gjithë vendin

Pas bashkimit në strukturat e partisë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi kanë vijuar turin e takimeve me demokratët në Pukë. Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi shprehur bindjen për fitoren në zgjedhjet e vitit 2025, ndërsa nuk i kurseu akuzat për korrupsion ndaj qeverisë.

“Ne kemi përgjegjësinë që të gjithë bashkë duke iu pasur ju në krahë në 2025 ta bëjmë Partinë Demokratike fituese.”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka kërkoi bashkimin e demokratëve, duke akuzuar qeverinë si përgjegjëse për largimin e të rinjve nga vendi.

“21 mijë të rinj kanë parë të udhës të ikin nga ky vend. Edi Rama ka vetëm një pikë në axhendën e tij, të vjedhë, të vjedhë dhe të vjedhë.”

Një vit larg zgjedhjeve, PD është futur në një fazë riorganizimi duke filluar me zgjedhjet në disa nga degët e partisë për të vijuar më pas edhe me strukturat e tjera të cilat nuk kanë patur aktivitet në terren për shkak të debatit të brendshëm në parti.

Klan News