Është skuadra me e dobët ndër kampionatet më të rëndësishëm të Europës, por gjithsesi Benevento nuk është e vetmja.

Në Bundesligë, e ngjashme me skuadrën italiane është Këlni. Në 12 javë të luajtura në kampionat, kjo skuadër ka shënuar vetëm 4 gola dhe gjendet në vendin e fundit të tabelës me 2 pikë. Ne Ligën e parë francezë, Metz ka 4 pikë në 13 javë.

Crystal Palace, në fundin e renditjes së Premier League, ka fituar vetëm një ndeshje nga 12 të luajtura, 2 barazime dhe 9 humbje.

Las Palmas në Spanjë, mund të mburren me 1 fitore më shumë, por kanë 10 humbje, pas largimit te Boateng dhe trajnerit Enrique Setien.

Por skuadra më e dobët e Europës, gjendet në kampionatin belg. Mbrojtja e ekipit Eupen ka pësuar 40 gola. Skuadra që tashme drejtohet nga Caude Makelele, duhet të ishte të paktën në vendin e 10 pasi sulmi ka qenë efektiv me 23 gola të shënuar, por gjendet në fund të tabelës me 10 pikë.

Me këtë trend, vështirë të parashikohet se cila nga këto skuadra do të mund të ringrihet.

Tv Klan