Silvio Berlusconi pas blerjes së Monza, skuadër e ligës së tretë në Itali, tregoi për herë të parë strategjinë. Ish-pronari i Milan planifikon të ndërtojë ndryshe investimin e tij të fundit në futboll. Berlusconi përmendi rregullat kryesorë për të qenë lojtar i Monza.

“Duam të ndërtojmë një ekip me të rinj, të gjithë italianë, djem që të mbajnë flokët të shkurtër, pa mjekër, tatuazhe dhe vëthë. Duhet të jenë një shembull i korrektesës në fushë dhe t’i kërkojnë falje kundërshtarit nëse shkaktojnë faull, të tregohen të sjellshëm me arbitrin dhe në fund të ndeshjes t’i shtrëngojnë dorën rivalëve.”

82-vjeçari bleu pak kohë më parë klubin e Monza. Silvio Berlusconi ishte pronar i Milan për 30 vite duke arritur shumë suksese në Itali dhe jashtë saj.

Tv Klan