Besimtarët katolikë dhe ortodoksë në shumë kisha të vendit kanë kremtuar të Premten e Zezë, ditën që simbolizon vuajtjet e Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq. Riti i kalimit nën epitaf dhe procesioni i varrimit të Krishtit, bënë bashkë, si çdo vit, një numër të konsiderueshëm qytetarësh, të cilët shoqëruan të gjitha eventet e ceremonisë, organizuar në Katedrale. 

Në Korçe, Epitafet e dhjetë kishave janë bashkuar para Katedrales Ngjallja e Krishtit dhe më pas të shoqëruar nga besimtarët, kanë përshkuar zonën Pedonale, për të vazhduar tek Bulevard Shën Gjergji dhe për të mbërritur në hyrje të Parkut Rinia.

Procesioni i varrimit të Krishtit u udhëhoq nga mitropoliti i Korçës,imzot Johani, ndërsa banda e qytetit ka sheqeruar ceremoninë me tingujt e marsheve funebre. E premtja para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zeze, shënon ditën e kryqëzimit të Jezu Krishtit dhe vuajtjeve te tij me kryqin mbi shpinë,duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për tu ringjallur të dielën e Pashkës. ABCNEWS