Ylli amerikan i popit Beyonce ka sjellë në jetë binjakët e saj.

Lajmi u konfirmua nga disa media amerikane, por data e lindjes dhe gjinia e foshnjeve ende nuk dihen publikisht.

Megjithatë, në një urim për çiftin, ish – presidenti Obama mendohet se ka zbuluar padashje gjininë e binjakëve teksa tha se, si ai, si J.Z janë të dashuruar pas vajzave.

Beyonce, e martuar me reperin Jay-Z, njoftoi shtatzëninë e saj në shkurt – çka është konsideruar edhe një nga postimet më të pëlqyera të Instagramit.

Çifti Beyonce & Jay-Z kanë një vajzë, Blue Ivy, 5-vjeç.

Megjithate ende nuk ka ardhur një konfirmim zyrtar i lindjes së binjakëve nga vetë prindërit e tyre.

Beyonce është ylli më i nominuar në historinë e çmimeve Grammy dhe albumi i saj Lemonade vendosi rekordin si më i shituri në botë për vitin 2016.

Lindja e binjakëve vjen vetëm disa ditë pasi aktori George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal mirëpritën binjakët, Ella dhe Aleksander.

Tv Klan