Zbardhet zjarrëvënia e fuoristradës në vlorë. Autori me precedent për vjedhje me armë

Këto janë momentet kur një 42-vjeçar blen një bidon me benzinë në një karburant me qëllim djegien e një automjeti. Gazment Merkaj, pasi bën pagesën shkon tek mjeti tip BMW x5, që ndodhej i parkuar në lagjen “24 Maji”, në Vlorë. Ai e spërkat makinën në pjesën e kofanos dhe xhamit e pasi ndez zjarrin me çakmak, largohet me vrap.

42-vjeçari Merkaj u identifikua dy ditë pas ngjarjes, ndërsa u arrestua nga agjentët e policisë në një lagje të qytetit të Vlorës. Ai rezulton me precedent penal për vjedhje me armë.

Nga veprime hetimore që policia ka kryer, mësohet se shkak për zjarrvënien janë bërë konfliktet që autori kishte me pronarin e makinës. Debatet mes tyre kishin nisur pas vjedhjes me armë të banesës së vjehrrit të pronarit të x5-ës. Ky i fundit akuzonte 42-vjeçarin si një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Klan News