Refuzimin e kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar një interpelancë në Kuvend, kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi e cilëson si fshehje nga e vërteta që sipas tij, u publikua në emisionin e “Rai 3”.

Nga Lezha ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë, Bardhi tha se kreu i qeverisë po bën avokatin e personave të korruptuar dhe inkriminuar.

E pranishme në këtë takim ishte dhe drejtuesja politike e qarkut të Lezhës për Partinë Demokratike Jozefina Topalli, e cila renditi akuzat që sipas saj, rëndojnë mbi qeverinë “Rama”.

Kur na ndan rreth një vit nga zgjedhjet, drejtuesit më të lartë të strukturave të PD, kanë nisur një tur takimesh për të riorganizuar strukturat e degëve të partisë dhe për të bashkuar demokratët të cilët prej vitit 2021 ndodhen në një betejë të brendshme.

Klan News