Ben Blushi e sheh shtyrjen e zgjedhjeve te përgjithshme si zgjatje dhe thellim të krizës. Kreu i LIBRA –s thotë në parlament se zgjedhjet janë e vetmja mënyrë që Shqipëria të ndryshojë.

Blushi: “

Të gjithë ata që vonojnë zgjidhjen e kësaj krize e shtyjnë 18 qershorin dhe e vështirësojnë zgjidhjen e krizës deri ndoshta në moszgjidhje. Kriza me e keqe është kriza e zgjatur. Ka shume njerëz këto ditë që habiten pse LIBRA do zgjedhje. Po a ka opozite në botë që nuk do zgjedhje? Unë besoj që nuk ka. Çudia në Shqipëri është qe edhe opozita edhe qeveria nuk duan zgjedhje. Imagjinoni sikur në datën 18 qershor shqiptaret të shkojnë në zgjedhje dhe askush të mos garojë. Çfarë vendi do ishte ky?

Blushi tha se partitë politike kanë edhe një arsye tjetër të fortë për të qenë në zgjedhje.

Blushi:  “

Tani imagjinoni për një çast se çfarë do të ndodhë nëse PD dhe pastaj LSI dhe LIBRA nuk marrin pjesë në zgjedhje. Edi Rama nga kryeministër mund të bëhet pronar i këtij vendi. Nga një Gruevski prej llamarine mund të bëhet një Erdogan prej çeliku. Pse? Ja pse. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje Edi Rama përfundon me të paktën 80 mandate të vetat. S’ka nevojë për askënd për të qeverisur dhe është jashtë kontrollit.

Nëse LSI nuk hyn në zgjedhje Edi Rama përfundon me 100 mandate për vete dhe Rilindjen dhe askush nuk e kushtëzon me madje mund të ndryshoje edhe kushtetutën e vendit dhe të na ktheje në një republike presidenciale si ajo e Erdoganit dhe në këtë rast të gjithë jemi me të rrezikuar se sot. Marrëzinë dhe urinë e tij për pushtet nuk do ta frenonim dot.

Nëse LIBRA nuk hyn në zgjedhje Edi Rama do përfundonte me 120 nga 140 deputete dhe jo vetëm Shqipëria, por ai i pari do ishte jo vetëm jashtë kontrollit por edhe jashtë orbitës.

Blushi thotë se partia demokratike duhet të hyjë në zgjedhje me çdo çmim. Dhe për këtë ai sheh te nevojshme disa ndryshime, si prishjen e koalicionit PS – LSI, ndryshime në sistemin zgjedhor, vendosjen e numërimit elektronik të votës apo monitorimin e rolit të policisë në zgjedhje.

Tv Klan