Greqi-Një telefonatë për bombë rreth orës 01:20 në Ministrinë greke të Punës, bëri që policia të rrethonte ndërtesën dhe zonën në qendër të Athinës.

Autoritetet greke bënë shpërthim të kontrolluar të një objekti të dyshimtë dhe që u pasua nga disa shpërthime të tjera të kontrolluara në rrugët pranë Ministrisë së Punës.

Alarmi u dha nga një telefonatë anonime në redaksinë e një gazete që lajmëronte për bombë të vendosur në institucion.

Pas kontrolleve, policia po analizon kamerat e sigurisë në rrugë. Gazeta greke ‘Protothema’ shkruan se nga burime të pakonfirmuara, një makinë ndaloi përpara Ministrisë së Punës, hapi derën dhe la një objekt në hyrje të ndërtesës./ tvklan.al