Pitt po hetohet nga policia e Los Angeles për shkak të raportimeve se ka dhunuar verbalisht dhe fizikisht fëmijët e tij, në një avion privat.

389CDF9400000578-3801635-image-a-64_1474535199965

Thuhet se familja ka qenë duke udhëtuar, kur ai u deh dhe filloi të bërtiste kur avioni u ul.

Mediat thonë se kjo ishte ngjarja që e shtyu Angelina Jolie të ndahej nga 52-vjeçari ditën pasardhëse dhe të nënshkruante dokumentet e divorcit.

Brad ka deklaruar se këtë çështje e ka marrë shumë seriozisht dhe se nuk i ka abuzuar fëmijët e tij.

Ai i ishte përgjëruar Angelinës për një shans të dytë për të shpëtuar martesën e tij dhe gjithashtu ishte i gatshëm të shkonte në terapitë e drogës dhe alkoolit./tvklan.al