Kur ka kaluar një muaj nga ai që u cilësua si “divorci i shekullit”, mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ky i fundit ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje, e të mos i përgjigjet kërkesës për divorc të nisur nga ish-bashkëshortja e tij.

Sipas mediave amerikane, arsyeja e heshtjes së aktorit 52-vjeçar është mosdakordësia për kujdestarinë e fëmijëve. Pitt kërkon të ndajë në mënyrë të njëjtë të drejtën për të mbajtur 6 fëmijët dhe kërkon ta zgjidhë çështjen privatisht.

Nga ana tjetër Jolie kërkon kujdestarinë e plotë të tyre, duke i lënë ish-partnerit të saj të drejtën për t’i takuar ata një herë apo dy herë në javë, siç e parashikon ligji. Por mediat në SHBA shkruajnë se pas këtij ngërçi mund të fshihet edhe një episod dhune që dyshohet se ka ndodhur në një avion privat mes Brad Pitt dhe njërit prej fëmijëve, djalit 15-vjeçar Maddox.

Mendohet se departamenti i shërbimeve familjare është ende duke hetuar rreth çështjes. Brad Pitt dhe Angelina Jolie i dhanë fund marrëdhënies së tyre 14-vjeçare, duke sqaruar se vendimi erdhi për të mirën e familjes.

Tv Klan