Një qytet i lënë në harresën e viteve të komunizimit. Këto janë foto që tregojnë një realitet tjetër, në qytetin e shndërruar tashmë në “fantazmë”.

Pamjet janë të një ish-bazë ushtarake sovjetike, Skrunda-1 në Letoni, një ndër shumë qytetet-fantazmë të krijuara nga ushtria e kuqe, në kohën e Luftës së Ftohtë.

Askush nuk jeton më aty dhe koha duket se ka mbetur prapa.

I fshehur në një pyll qyteti është ndërtuar me një labirinth ndërtesash, fabrikash dhe bunkerësh nëntokësorë.

Aty mund të gjesh një supermarket, një shkollë e mesme dhe një fillore, madje dhe një klub nate.

Kohët e fundit qeveria letoneze i ka paguar një firmë private 12.000 euro, që ta blejë sërisht mbrapsht qytetin duke planifikuar që ta rikthejë atë sërisht në një bazë ushtarake./tvklan.al