Në vijim të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Efektivët e Komisariatit të Policisë Bulqizë, mbi bazën edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar një tjetër operacion antikanabis, të koduar “Ballenjë e Madhe”.

Si rezultat i këtij operacioni në vendin e quajtur Mali “Ballenjë e Madhe”, njësia Administrative Martanesh, Bulqizë në një vend shumë të thepisur dhe të rrethuar me pemë Ah, janë konstatuar pesë parcela afër me njëra – tjetrën të kultivuara me bimë narkotike.

Nga kqyrja e bërë nga grupi hetimor rezultoi se në këto parcela ishin të kultivuara 16.000 rrënjë bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa disa bimë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Bimët varionin me përmasa nga 90 cm në 170 cm.

Gjatë kontrollit të ushtruar përreth është konstatuar një vend qëndrim i mbuluar me plasmas, ku brenda tij janë  gjetur dhe sekuestruar, një armë zjarri “Kallashnikov” dhe 55 copë fishekë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./tvklan.al