Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën arrest me burg për Nevruz Merkajn, autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur të martën, ku humbi jetën një 22 – vjeçar.

Para trupit gjykues, Merkaj pranoi autorësinë e krimit dhe tha se e kishte vrarë të riun Armando Rrapaj në kushtet e vetëmbrotjes.

Ndërkohë, të pranishëm jashtë sallës së gjyqit kanë qenë edhe familjarë të 20 – vjeçarit Merkaj, të cilët jashtë kamerave kanë dhënë versionin e tyre për ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë.

Sipas tyre, konflikti ka nisur pasi viktima ngacmonte bashkëshorten e Klevis Merkaj, vëllai i Novruz Merkaj, i liruar një ditë më parë nga policia.

Pikërisht për të sqaruar këtë situatë, Klevis Merkaj dhe nëna e tij janë konfliktuar, ndërsa autori i ngjarjes, Novruz Merkaj është përfshirë rastësisht në konflikt.

Novruz Merkaj ka parë rastësisht ngjarjen, ku i vëllai dhe nëna e tij ishin qëlluar me sende të forta nga viktima.

Sipas versionit të dhënë nga familjarët, Novruz Merkaj e ka qëlluar viktimen me thikën që mbante në dorë.

Ndërkohë familjarët konfirmojnë se nëna e dy vëllezërve ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Konflikti mes 22 – vjeçarit Rrapaj dhe dy vëllezërve, Klevis dhe Novruz Merko në lagjen “Partizani” të Vlorës, çoi në vdekjen e Rrapaj, i cili u godit disa herë me thikë.

Policia i shoqëroi fillimisht të dy vëllezërit, por të enjten, Novruz Merko pranoi krimin dhe vëllai i tij u la i lirë. /tvklan.al