35 të arrestuarve do t’u komunikohet masa e sigurisë të hënën

Dosja e Call Center-ave ka mbërritur në dyert e Gjykatës së Tiranës. Gjyqtarja Armela Hasantari do të dëgjoj të hënë pretendimet e palëve dhe do të caktojë masat e sigurisë për 35 personat e arrestuar për mashtrime kibernetike. Prokuroria ka kërkuar për pjesën më të madhe të të dyshuarve masën e sigurisë arrest në burg. Në dosjen hetimore thuhet se të dyshuarit krijonin marrëdhënie besimi me klientët dhe më pas i bindin ata që të kalonin shuma të caktuara parash në llogari të kompanisë me qëllim që të përfitonin më shumë, por nuk merrnin asgjë mbrapsht. Shumat e parave varionin nga 500 euro e deri në shifra të mëdha.

Si organizator i kësaj veprimtarie kriminale në fushën e Call Center në vendin tonë akuzohet shtetasi izrealit Rafael Genish, i cili përmes kompanisë “RG Capital” kishin arritur që të mashtronin mbi 2 milion qytetarë të huaj në të gjithë botën. 

Telashet e Genish me drejtësinë shqiptare nuk do të ndalen vetëm me mashtrimet kompjuterike, por ai duhet që të justifikojë  edhe të ardhurat e tij. Prokuroria do të nisë hetim për veprën penale të pastrim parash. Afera e Call Center-ave u zbulua pasi autoritetet gjermane kishin nisur një hetim të ngjashëm ata vendosën në lëvizje drejtësinë shqiptare pasi shumë qytetarë gjermanë kishin rënë pre e këtij mashtrimi.

Prokuroria e Tiranës ka edhe një tjerë hetim për disa kompani të tjera Call Center-ash që operojnë në vendin tonë. Hetuesin janë të pritje të letërporosive nga disa vende të Bashkimit Europian.  

Klan News