Bashkia e Tiranës dhe Dhoma e Tregtisë çelën panairin “Work & Study”  ku do të prezantohen oferta të ndryshme punësimi dhe studimi për të rinjtë. Për Kryebashkiakun Erion Veliaj nuk ishte pa domethënie që panairi mbahej në të njëjtin vend ku kryeministri Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Basha diskutonin detajet e marrëveshjes politike.

Erion Veliaj:

“Ashtu si këta të dy mbrapa po marrin vendime për të ardhem dhe ne po marrim vendime për të ardhmen e vendit.”

Bashkia e Tiranës ndryshe nga vitet e tjera, nuk do të jetë vetëm organizatore e panairit por edhe një prej punë – ofrueseve. 60 vende të lira pune ofrohen prej saj në administratën e Bashkisë dhe 100 në agjencitë që ka në varësi. Gjithashtu Bashkia ka çelur edhe një grant për të ndihmuar të rinjtë me ide në sipërmarrjet private.

/Tv Klan