Zemra e saj do të vazhdojë përpara!

Celine Dion po i gëzohet një dashurie të re, një vit pas vdekjes tragjike të bashkëshortit të saj.

Ky është Pepe Munoz, 32 vjeç, plot 17 vite më i ri se këngëtarja Celine Dion.

Pepe, një balerin spanjoll dhe 49 – vjeçarja thuhet se janë njohur gjatë turit të saj veror të këtij viti. Ishte këngëtarja ajo që punësoi një balerin ekstra për turin e saj, por mesa duket fati i kish rezervuar më shumë se vetëm talentin e 32 – vjeçarit.

Një burim i afërt me këngëtaren tha për mediat se tashmë 49 – vjeçarja ndjehet e gjallë, e bukur dhe sexy.

Megjithatë mediat kanë abuzuar me titujt mbi lidhjen e re të Celine Dion. Marrëdhënia e saj me një djalë më të ri në moshë është vënë në qendër të mediave, të cilat nuk janë kursyer të sjellin në memorie premtimin e Dion se pas vdekjes së bashkëshortit të saj 73 – vjeçar, ajo tha që nuk do të puthte më asnjë burrë tjetër në jetë.

Por përtej gojëve të liga, lajmi i mirë është që Celinë, më në fund ka rigjetur dashurinë dhe sipas miqve të saj, po shijon në çdo moment frytet e pasionit.

Tv Klan