Ceremonia e hapjes së Euro 2016 ishte një spektakël shumëngjyrësh që u zhvillua për rreth 15 minuta në fushën e stadiumit ku do të luhet edhe finalja.

Qindra balerinë dhe akrobatë treguan një copë e kulturës franceze të shekullit të 20, e ndjekur nga revolucioni multikulturor.

Më pas, skena që i ngjante një lëndine ishte e David Guettas, autori i këngës zyrtare të aktivitetit.

Në momentet e fundit, tribunat e stadiumit u mbushën me flamujt e vendeve pjesëmarrëse në fazën finale, duke përfshirë publikun në spektakël.

Në ceremoni nuk mungoi edhe Kulla Eiffel, simboli i Parisit, që tregoi se jeton dhe nuk i frikësohet terrorizmit.

Tv Klan