Ish – Ministri Saimir Tahiri ka reaguar në një postim në rrjete sociale, duke akuzuar prokurorinë se po bën politikë me një proces gjyqësor, ndërsa nuk ka lënë pa komentuar edhe deklaratat e kreut të PD, Lulzim Basha.

“Mirëprita thirrjen e Gjykatës për të dëshmuar. Keqardhje për lojën e Prokurorisë për të bërë politikë me një proces gjyqësor që duhet të përfundojë me dënimin e kujtdo që ka kërcënuar kandidatin pë

r rektor”,

shkruajti ish – Ministri i Brendshëm në një postim në rrjetet sociale. 

Ndërsa duke komentuar reagimin e Bashës, Tahiri tha:

 

“Keqardhje akoma shumë për Lulëzim Bashën që me sulmet politike, po i bën nderin më të madh krimit. Shqipëria do bëhet më e drejtë, kur lojrat politike të lenë drejtësinë të bëjë drejtësi”.

Këtë të martë, ish – Ministri ishte në Gjykatën për Krimet e Rënda, ku dha dëshminë e tij për kërcënimin e dy profesorëve Kule e Koni, në gjyqin që po zhvillohet ndaj të pandehurit Emiljano Shullazi dhe bandës së tij.

Në dëshminë e tij Tahiri tha se është vënë në dijeni për kërcënimin nga postimi publik i ish – Kryeministrit Sali Berisha dhe u shpreh i habitur me prokurorinë se përse ai nuk ishte në proces, për të dëshmuar sesi e mori vesh këtë informacion. 

Pas dëshmisë së tij dhe numrit një të policisë, Haki Çako, avokatët e Shullazit i kërkuan gjykatës që të thërritet si dëshmitar ish – Kryeministri Berisha, kërkesë kjo e cila u pranua.

Kjo nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u komentua si një sintoni e plotë mes Tahirit dhe Shullazit. Në një reagim të tijin, ai shkruajti:

Saimir Shullazi dhe Emiliano Tahiri në sintoni të plotë me njeri-tjetrin kërkojnë dëshminë e Sali Berishës. Kjo natyrisht nuk është rastësi, por një përpjekje e koordinuar mes dy ortakëve me urdhër të Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga krimet dhe trafiqet ku janë përfshirë sëbashku. T’i kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar është njësoj si t’i kërkosh të luftojë vetveten

”./tvklan.al