Chelsea poshtëroi Manchester United duke e mundur 4 – 0 në takimin e luajtur në Londër. Antonio Conte arriti një sukses të rëndësishëm përballë Jose Mourinho. Triumfi i Chelsea nisi që në sekondat e para me golin e Pedros, më pas realizuan edhe Kahill, Hazard e Kante.

Me këtë fitore Chelsea ngjiti shkallët e renditjes dhe është vetëm 1 pikë larg ekipeve të kreut Manchester City, Arsenal e Liverpool.

City i Guardiolas barazoi 1 – 1 me Sauthemptonin, duke shkaktuar një befasi në javën e nëntë të Premier Ligës.

Tv Klan