Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se Serbia duhet sa më shpejt të jetë e mundur duhet të angazhojë lobistë për të mbrojtur interesat e Serbisë në zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Qëllimi duhet të jetë qasja në vendimmarrësit, posaçërisht te Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, në mënyrë që të ketë mbështetjen e tyre për një zgjidhje të përhershme për Kosovën”,

tha ai për Blicin serb.

Ai tha se tani 173 vende e kanë nënshkruar kontratën e lobimit me agjencitë amerikane dhe se është e qartë se në kohët moderne vendi funksionon në këtë mënyrë.

“Çështja është se e gjithë kjo është transparente, dhe i kam thënë Aleksandar Vuçiçit se ishte një gabim nuk kemi dikë për të lobuar për ne”,

ka deklaruar ai./KlanKosova