Të ftuarit e radhës në emisionin “Rudina” në Tv Klan kanë qenë Dasara Karaiskaj, Monika Lubonja dhe Valer Kolnikaj për të diskutuar një nga fenomentet që ndodh shpesh në çdo shoqëri, për tradhëtinë.

Ata janë shprehur se kombi shqiptar është një komb shumë maskilist dhe që mendojnë se faji gjithmonë është i femrës në një tradhëti.

Desara Karaiskaj: Unë mendoj që kryesorja është që të kuptojmë në vetëvete që vetëm në Shqipëri në 2020 ndahet tradhëtia dhe padrejtësia me gjini. Janë impulse që ndodhin.

Monika Lubonja: Ne jemi një komb shumë maskilist. Ne jemi një komb që mendojmë se faji nis gjithmonë nga femra. Jo, femra e di ku e ka fajin? E ka fajin që fal ose është edhe çështja ekonomike. Këtu shumë herë më shumë dënohen dhe presekutohen të dashurat e partnerit ose të bashkëshortit në të gjitha format. Unë nuk mendoj që dhuna t’i ushtrohet dikujt tjetër, kur çdo gjë duhet të zgjidhet mes çiftit.

Desara Karaiskaj: Në Shqipëri luan një rol shumë të madh mentaliteti. Mungesa e kulturës dhe mentaliteti që marrim në familjet tona kryesisht patriarkale dhe maskiliste, sjellin gjithmonë këtë dhunën dhe këtë realitet.  /tvklan.al