Dashuria ka vdekur, përshpëritën të gjithë kur morën vesh lajmin e divorcit mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt, një vit më parë. Por prisni, sepse ashtu si në filmi “Zoti dhe Zonja Smith”, një pajtim i çiftit është në horizont.

Divorci ka ngrirë, madje ai nuk do të ndodh kurrë, pretendon një burim i afërt prane çiftit Brangelina, i cili u rrëfye për revistën amerikane US WEEKLE.

Sipas të njëjtit burim, prej muajsh çifti hollywoodian nuk ka ndjekur asnjë procedurë të divorcit, rrjedhimisht duke penguar ndarjen thjesht pa bërë asgjë.

Dy yjet botërore kanë gjashtë fëmijë së bashku. Në shtatorin e 2016 çifti vendosi të divorcohet pas 14 vitesh bashkëjetesë.

Muajve të fundit, të dy aktorët kanë hapur zemrën në shtypin rozë duke treguar tërthorazi se janë ende të dashuruar me njëri-tjetrin. TV KLAN