Në emisionin investigativ “STOP” është transmetuar rasti i dhimbshëm i familjes Pema. Kjo familje banonte në rrugën “Frank Bardhi” derisa INUK i prish shtëpinë, pasi aty do të bëhej rruga.

Drita Pemës i akordohen 1 milionë lekë si dëmshpërblim për 15 metra katrorë, por ajo nuk i tërheq duke pretenduar se kishte 30 metra katrorë. Zonja në fjalë, ka një djalë 19-vjeç me probleme autizmi, por tani ka mbetur në mes të katër rrugëve dhe po banon tek i vëllai.

ok

E përlotur, ajo kërkon një shtëpi ku të fusë kokën.

Drita Pema:

“Kam jetuar 20 vjet këtu në këtë strehim. Ka ardhur INUK dhe më ka thënë se duhet ta lironi shtëpinë, se do të vijë rruga dhe do  të shembet.”

Gazetarja:

Ku jeton tani?

Drita Pema:

“Unë jetoj tek vëllai.”

Gazetarja:

Keni një djalë autik, si është problemi?

Drita Pema: 

“Një djalë autik e kam me shumë probleme. Të gjitha nevojat i bëj unë. Edhe vëllain e kam mërzitur shumë se s’mund ta shohin djalin ashtu.”

Gazetarja:

Merr kemp për djalin?

Drita Pema:

 “Po marr.”

Gazetarja: 

Arrin ta kuptojë djali që ju jeni në këtë situatë që jeni jashtë?

Drita Pema:

 “E kupton , madje disa herë më ka thënë mami do dal në rrugë dhe do të ikim. E hap derën pa e parë unë dhe do të dalë jashtë.”

Gazetarja:

Jeni interesuar për tu regjistruar si e pastrehë?

Drita Pema: 

“I kam shkruar një letër Erion Veliajt para 8 muajsh, por nuk më ka kthyer asnjë përgjigje, asnjë shpresë nuk më kanë dhënë, vetëm në dorë të Zotit. Unë se ku do të shkoj nuk e di. Tani edhe te vëllai nuk rrihet dot sepse ka familjen e vet.”

Drita Pema:

“Dua vetëm një shtëpi të fus kokën.”

i semuri

Për mikrofonin e “STOP” ka folur edhe djali i sëmurë i zonjës Pema, i cili ka shprehur ëndrrën e tij më të madhe që është të ketë një shtëpi.

banoret

Gjithashtu për mikrofonin e “STOP” janë prononcuar edhe banorët e Selitës. Ata ankohen se projekti i ri i rrugës u ka shembur shtëpitë. Gjithashtu ata thonë se janë me çertifikata pronësie, por nuk po dëmshpërblehen ose masa e dëmshpërblimit është qesharake.

Përgjegjësi i punimeve tregon se banorëve u është kërkuar të ndërhyjnë vetë, që të mos u prishen portat apo të tjera objekte.

kkk

Ndërsa Violeta Kika, Kryetare e Njësisë Administrative Numër 5, deklaron se të gjithë ata që kanë çertifikata të rregullta pronësie do të dëmshpërblehen./tvklan.al