Vetëm pak ditë më parë, në programin “STOP” në Televizionin Klan, u transmetua një kamera e fshehtë ku transportohej jashtë çdo standarti, produktet të mishit të pulës (një nga arsyet e marrjes së sëmundjes së salmonelës).

stop

Një kamion, i cili nuk ishte i pajisur me kushte frigoriferike udhëtonte gjatë natës nga Tirana drejt qytetit të Elbasanit dhe shkonte drejt e në pikat e shitjeve, ku më pas mishi blihej nga qytetarët.

Në lidhje me këtë rast flagrant të mishit të pa kontrolluar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masa, duke identifikuar dhe bllokuar kamionin dhe duke pajisur me gjobë prej 300.000 lekësh subjektin EVOKHIN, që ka bërë ngarkesën e këtij mjeti me produktin “mish pule” të ngrirë.

gjoba

Duke qëndruar gjithmonë tek siguria ushqimore, sipas STOP, Ministria e Bujqësisë ka njoftuar për një sëmundje të gjedhit në Turqi, Maqedoni, Serbi, Bullgari e Greqi.

foto vivi

Bëhet fjalë për sëmundjen e Dermatozë nodulare dhe Ministria e Bujqësisë ka kërkuar bllokimin e importit të mishit nga këto vende./tvklan.al