Dështon arritja e një marrëveshjeje mes përfaqësuesve të biznesit të vogël dhe Bashkisë së Tiranës për taksat.

Në një takim të zhvilluar mbrëmjen e së hënës, me Kryebashkiakun Veliaj, biznesi paraqiti 7 kërkesa për uljen e taksave, por vetëm për një u arrit dakordësia.

Pas dy ditësh do të ketë një tjetër takim mes palëve dhe nëse nuk do të ketë marrëveshje, biznesi thotë se do të radikalizojë protestën.

Përfaqësuesit e biznesit i konsiderojnë të papranueshme rritjen e një sërë taksash lokale, që sipas tyre do të çojë në rrënimin e bizneseve.

Tv Klan