Dhoma Amerikane e Tregtisë ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me nismën e qeverisë për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe faljen e kamatave dhe gjobave. Ky ligj, sipas saj, penalizon biznesin e ndershëm.

Por për Drejtoren e Tatimeve, ligji për faljen e detyrimeve lehtëson biznesin.

Bizneset anëtare të Dhomës Amerikane janë ankuar edhe për vonesat e admisnitratës tatimore në rimbursimin e TVSH -së.

Një tjetër problem për biznesin është edhe vetë sistemi i Drejtorisë Tatimore, i cili gjeneron detyrime dhe gjoba fiktive, të cilat më pas marrin kohë për t’u zgjidhur pasi ankimohen në gjykatë. Tatimet premtuan se do të shtojnë Burimet Njerëzore për ta zgjidhur këtë çështje.

Tv Klan