Në 4 muajt e parë të vitit 2024, në polici janë referuar 629 raste të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Kjo shifër alarmante sipas ministrit të Brendshëm, Taulant Balla kërkon një reagim të menjëhershëm.

Gjatë një tryeze diskutimi të mbajtur në Kryesinë e Kuvendit, ministri u shpreh se ky fenomen nuk luftohet vetëm me ndryshime në Kodin Penal, por duhet një angazhim nga e gjithë shoqëria.

Duke i cilësuar heroina gratë dhe vajzat që denoncojnë dhunën, Balla tha se fokus i veçantë i duhet kushtuar dhunës online.

“Do të denigrosh dikë, arrin të sigurosh disa foto intime dhe pastaj kjo gjëja hidhet menjëherë në një rrjet social, në një llogari fake dhe kjo pastaj shkon deri në akte të rënda, deri në humbje jete”, tha Balla.

Vetëm në vitin që lamë pas në të gjithë vendin u shënuan 125 viktima të krimeve seksuale dhe nga këto 103 ishin gra e vajza.

Tv Klan