6.5 milion dollarë është shitur në ankand diamanti i Paqes. Shifra është zhgënjyese, duke menduar se bëhet fjalë  për diamantin më te madh të 40 viteve të fundit prej 709 karatesh, por edhe më i madhi i gjetur ndonjëherë në Sierra Leone. Guri i çmuar, vlera e të cilit mendohet të paktën 10 herë më e lartë, është blerë nga miliarderi britanik, njëkohësisht pronar i Graff Diamonds, Laurece Graff. Gjysma e parave do të shkojnë në ndihmë te komunitetit të vogël Koryardu  të sierra Leones ku u gjet diamanti në 16 mars të këtij viti.

Pastori qe e gjeti, ia dorëzoi qeverise me qëllim që të nxirreshin fonde nga ankandi i gurit të çmuar për të investuar në zonën e varfër të vendit. Pritshmëritë ishin që të shitej rreth 70 milionë dollarë, sa vlerësohet realisht edhe nga ekspertet. Qeveria e Freetown nuk pranoi ofertën e një muaji më parë prej 7.8 mln dollarë duke vlerësuar se ishin shumë pak.

Por në përfundim e shiti tek miliarderi britanik për një çmim edhe më të ulet, pra 6.5 mln$. Kështu që vetëm 3.8 milionë dollarë do të përfundojnë si investime për të ndërtuar rrugë, ura, spitale, për ujë të pijshëm dhe elektricitet në vendin ku  diamantëet e gjakosur kanë marrë të paktën 50 mijë jetë në pak vite.

Klan Plus