I ftohti i janarit nuk do të përsëritet më. Temperaturat ekstreme disa gradë nën zero, nuk do të jenë më pjesë e ditëve të fundit të dimrit. Shkurti ka hyrë me mot të ngrohtë. Sinoptikanët kanë parashikuar që muaji i fundit i dimrit do të jetë i ngrohtë dhe i lagësht.

Sipas tyre, qarkullimi i masave jugore ka bërë që temperaturat minimale në veriun e vendit të mos zbresin nën 3 gradë, e ndërsa në qendër dhe jug jo më pak se 12 gradë celsius.

Bazuar në të dhënat shumëvjeçare të motit, këto temperatura janë 4 gradë më të larta se normalja.

Sipas parashikimeve, në këto kushte do të jetë i gjithë muaji shkurt. Reshjet e pakta do të jenë në formën e shiut edhe në zonat malore në veri të vendit./ TV KLAN